Rajon & Botë

Japonia zgjeron sanksionet kundër Koresë së Veriut

Japonia ka zgjeruar sot sanksionet ekonomike kundër Koresë së Veriut lidhur me programet e saj bërthamore dhe raketore.

“Tokio ka njoftuar se do të ngrijë asetet e 19 kompanive të tjera të Koresë së Veriut që punojnë në sektorin e financave, naftës dhe qymyrit”, sipas Ministrisë së Jashtme japoneze.

Një zëdhënës i qeverisë tha se sanksionet e reja u vendosën në përgjigje të testit të fundit të Koresë së Veriut të një lloji të ri të raketave balistike ndërkontinentale.

Pas testit të raketave në fund të nëntorit, kryeministri japonez, Shinzo Abe u zotua se do të rriste presionin ndaj Koresë së Veriut.