Aktuale

Java për të drejtat e viktimave të krimit

Nën patronazhin e kryeprokurorit të shtetit, do të organizohet në Prishtinë, java për të drejtat e viktimave të krimit.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se me shënimin e kësaj jave, do të mbahet një konferencë me moton “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”.

Konferenca do të jetë dyditore dhe do të mbahet më 17 tetor 2016, duke filluar nga ora 10:00 dhe më 18 tetor 2016, duke filluar nga ora 09:30  në Prishtinë. /KP