Ekonomi

“Javën e ardhshme mund të merret vendim për pagën minimale”

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për pagën minimale ka paralajmëruar se javën e ardhshme Qeveria mund të marrë vendim për këtë çështje.

Haradinaj, pas kërkesave të deputetit të PSD-së Visar Ymerit, për një vendim të shpejtë mbi rritjen e pagës minimale, ka thënë që së pari duhet të ndodhë përmirësimi i kushteve të punës në sektorin privat.

Haradinaj ka thënë se Këshilli Ekonomik Social (KES), do të funksionalizohet të enjten dhe pas funksionalizimit presin propozime për pagën minimale aktualisht që duhet të jetë.

Ai ka thënë se e ka menduar që pagë më të ulët se 239 euro, mos të ketë për të punësuarit nën 35 veç.

“Tema është mjaft e rëndësishme. Është temë jetike që ka interesim të madh. Paga minimale në Kosovë është 130 euro nën moshën 35 vjeçare dhe 170 euro për moshën mbi 35 vjet. Është interesant të theksohet se koeficienti i parë i ligjit për pagat në sektorin publik është 239 euro”.

“Duhet t’iu informoj se paga minimale çfarë rezulton nën dhe mbi 35 vjet janë në fuqi që nga viti 2011. Tani procedura ose procesi i marrjes së një vendimi është Këshilli Ekonomiko Social i propozon Qeverisë propozimin për pagën minimale. E kemi pasë një propozim pro nuk kemi marrë vendim për disa arsye një prej tyre se nuk ka pas kuorum dhe pa rikthimin e këshillit të anëtarëve ka qenë i pazbatueshëm vendimi”.

“I ka kërkuar ministrit Reçica me shkresë zyrtare emërimin. Anëtarëve të bordit, fuqizimin e këtij këshilli. Sipas dinamikave kohore dhe informatave nga ministri këshilli konstituohet nesër. Kjo ka nëse e caktuar para shumë ditëve. Këshilli që nga nesër mundet me i propozuar Qeverisë propozimin për pagën minimale. Që i bie se Qeveria javën e ardhshme mundet me marrë vendim. Si kryetar i Qeverisë e kam menduar koeficientin një. Megjithatë nuk kemi të drejtë të mendojmë numra. 239 e kemi menduar për kategorinë nën 35 vjeç”.

“Pse po mendojmë se i ka ardhur koha. Heronjtë ekonomik sot janë sipërmarrësit. Ne i kemi këta heronjtë tanë. Ne e dimë se nuk mundemi me rritë pagë minimale pa i forcuar këta. Mendoj që si Kosovë i kemi marrë disa veprime. E para nuk duhet me harru që e kemi rregulluar statusin e të punësuarve në Ligjin për Paga. E kemi rregulluar në mënyrë të respektueshme falë juve. Kjo nënkupton se një pjesë e të punësuarve kanë një statut të respektuar”.

the authorBurbuqe Metolli