Tech

Jeep padit Fiat Chrysler

Grupi i pronarëve të Jeep Grand Cherokee, ka ngritur padi kundër kompanisë bashkëpunëtore të Jeep, Fiat Chrysler duke pretenduar se ka zbuluar një defekt në dizajn.

“Në bërjen e këtyre automjeteve, Fiat Chrysler ka dështuar në dizajnimin e njërës nga karakteristikat më themelore të sigurisë – të gear Shifter,” tha Steve Berman, partner drejtues i firmës Hagens Berman, e cila përfaqëson paditësit.

Sipas Autoweek, padia vjen vetëm pak ditë pas vdekjes së aktorit Anton Yelchin, i cili u vra kur vetura e tij Jeep Grand Cherokee e mbyti atë duke e goditur me një shtyllë, transmeton KosovaPress.