ShowBiz

Jennifer Lopez tregon sekretin e të qenit e re

Kur flasim për rininë e përhershme, emri i parë që na bie ndërmend është Jennifer Lopez.

Për këngëtaren dhe aktoren duket se koha ka ndaluar qysh moti, madje për të duket se vitet ecin prapa. Ajo duket sa gjysma e moshës së saj me fytyrë pa rrudha, forma trupore që çdo vajzë ia ka zili dhe plot rrezatim.

Lopez më në fund e ka treguar sekretin e rinisë së saj.

“Jini të lumtur, jini të lumtur”, ka thënë 49 vjeçarja për “Extra” derisa ajo dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez kanë marrë pjesë në Këshillin e Dizajnerëve të Modës të Amerikës (CFDA) në New York.

Lopez ka shumë arsye për të qenë e lumtur veçanërisht duke marrë parasysh që e fitoi çmimin si “Ikona e Modës” për këtë vit në këtë ngjarje.

“Është e mrekullueshme, një vajzë nga Bronxi që është mes këtyre artistëve të mrekullueshëm sepse e bëj thjesht atë që dua ta bëj, të vishem bukur. Është një ëndërr”, ka thënë ajo derisa e ka pranuar këtë çmim.

Këngëtarja e “Dinero” e ka edhe një moment tjetër të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo po përgatitet që së shpejti ta kurorëzojë dashurinë e saj me yllin e bejsbollit Alex Rodriguez pasi 43 vjeçari i kishte propozuar në muajin mars.

Më vonë, ajo kishte zbuluar për “Today” se “gjithmonë kishte planifikuar të martohej sërish” pas martesave të saj të dështuara me Ojani Noa (1997-1998), Cris Judd (2001-2003) dhe Marc Anthony (2004-2014).

“Dua ta kaloj jetën time me dikë. Dua të plakem me dikë afër. Mendoj se ky është qëllimi, apo jo? Ta gjesh një partner që mund të ndash gjithçka me të – gjithë jetën”, kishte thënë Lopez në atë kohë.

Ajo kishte folur me shumë dashuri dhe fjalë të mira për tashmë të fejuarin e saj.

“Ai më lejon që unë të jem ajo që jam dhe unë dua që ai të shkëlqejë dhe të ngjisë të gjitha shkallët e suksesit, por dua që të jetë gjithmonë ai që është. Ne e ndihmojmë njëri-tjetrin që të jemi njerëz më të mirë”.

“Ne i duam familjet tona. Ne jemi shumë të ngjashëm po ashtu sepse jemi rritur njëlloj. Unë edhe Alex jemi bërë të famshëm në moshë shumë të re. Kemi pasur të dy edhe momente të vështira në jetën publike”, kishte deklaruar ajo.

Edhe pa planifikimet dhe organizmin e damsës, Lopez ka një jetë me agjendë të ngjeshur,

Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Marc Anthony janë duke rritur së bashku binjakët 11 vjeçar Emme dhe Max.

Në ndërkohë, ajo është në përfundim të xhirimeve të filmit të saj më të ri “Hustlers” derisa turneu i saj ndërkombëtar “It’s My Party” më 7 qershor.

the authorBurbuqe Metolli