Aktuale

Jep dorëheqjen Edmond Haxhinasto, ja kush flitet se do ta zëvendësojë

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Edhe pse ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi të Haxhinastos, ky veprim vjen pak ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kreun e LSUI-së, Ilir Meta, ku në fokus ishte pikërisht analiza e punës së kabinetit qeveritar. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë LSI-së, ndërkohë që nga Kryeministria ende nuk ka një përgjigje konkrete.

Të njëjtat burime nga LSI konfirmojnë se emri që përflitet për ta zëvendësuar ministrin Haxhinaston është ai i shefit të kabinetit të Kuvendit, Sokol Dervishaj. Ndërkohë që Haxhinastro pas këtij vendimi mësohet se i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit ku ka bërë edhe një takim me kreun e LSI-së, Ilir Metën. Haxhinasto nuk do të jetë më as në Kuvend, pasi ka dorëzuar mandatin e deputetit pas emërimit si ministër i Transporteve.