Aktuale

Jevtiç: Rrënimi i murit hap dyert për vazhdimin e bisedimeve

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për rrënimin e murit në veriun e Mitrovicës afër urës qendrore të Ibrit.

Ai ka vlerësuar se kjo i kontribuon paqes dhe sigurisë së qytetarëve, transmeton lajmi.net

“Pas disa ditëve negociatash të cilat ishin jashtëzakonisht të vështira është arritur marrëveshja që është më e rëndësishme e cila ndihmon në uljen e tensioneve dhe njëkohësisht hap dyert për vazhdimin e bisedimeve rreth të gjitha qështjeve të hapura”, ka thënë Jevtic.

Muri u rrënua sot pas orës 12:00, pas një marrëveshje që u arrit gjatë ditës së djeshme mes institucioneve të nivelit qendror dhe lokal me zyrtarët serbë.