Sport

Jo vetëm Ronaldo, edhe dy “bombarduesit” nuk kanë shënuar në Serie A

Janë zhvilluar tri xhiro të Serie A me Cristiano Ronaldon që ka debutuar në skuadrën e tij të re pas largimit nga Real Madrid.

Sulmuesi portugez nuk ka arritur të gjejë golin edhe pas 270 minutave të luajtura me fanellën e Juventusit, shkruan indeksonline.

Por më mirë nuk janë edhe dy kundërshtarët e tij direkt sa i përket shënimit të golave.

Dyshja argjentinase, Higuain dhe Icardi ende nuk kanë shënuar për skuadrat nga Milano edhe pse vitin e kaluar ishin “bombardues” të vërtetë. /IndeksOnline/