Rajon & Botë

Joe Biden: Do të fitoja, sikur të garoja për president të SHBA-së në zgjedhjet e 2016-s

Ish-zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë sot se do të mundë t’i kishte fituar zgjedhjet e 2016-s në SHBA, sikur të garonte për president. Po ashtu, Biden ka treguar se sëmundja e të birit ka qenë arsyeja pse ai nuk ka garuar për president.
Biden tha para studentëve në Universitetin “Colgate” në qendër të Nju Jorkut se ai do të mundë t’i fitonte zgjedhjet por se do ta kishte pasur të vështirë që fillimisht t’i fitonte zgjedhjet primare në Partinë e Demokratëve, transmeton Express.

Ai zbuloi se beteja e të birit me kancerin e kishte mbajtur atë jashtë garës për president.

Ai ka thënë se kushdo që garon për president duhet të jetë në gjendje ta shikojë publikun në sy dhe të premtojë se do të japë njëqind përqindëshin.

Ai ka thënë se nuk pendohet pse nuk garoi, por pendohet pse nuk është president.

“A pendohem se nuk jam president? Po.”/Express/