Rajon & Botë

John Chilcot: Tony Blair vendosi vetë për luftën në Irak, nuk i dëgjoi shërbimet sekrete

Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, e kishte bindur veten se në Irak kishte armë të shkatërrimit në masë, edhe pse raportet e shërbimeve sekrete të inteligjencës, të cilat iu ishin treguar atij, nuk e kanë arsyetuar sigurinë e tij për t’iu bashkangjitur pushtimit të Irakut.

Britani e Madhe nuk i ka shterur të gjitha opsionet e paqes para se t’i bashkohej pushtimit të Irakut, kështu ka thënë kryetari i hetimit zyrtar në luftën në Irak, Sir John Chilcot, njofton BBC përcjell Gazeta Express.

Çështja nëse ish kryeministri e ka gënjyer Parlamentin britanik për të arsyetuar përfshirjen e Britanisë së Madhe në pushtimin e Irakut, ka qenë një burim i polemikave të dëmshme për më shumë se 13 vjet.

Ai foli para publikimit të raportit të tij, i cili do të publikohet sot.

Raporti i tij 12-volumësh për luftën në Irak vjen pas më shumë se shtatë viteve pasi hetimi filloi./Gazeta Express/