Rajon & Botë

Junker planifikon të gjithë anëtarët e BE-së ta vendosin euron si valutë nacionale

Pas vendimit të shumicës së britanikëve për Brexit, Komisioni Evropian planifikon ta lansojë idenë që të gjitha vendet anëtare të BE-së ta vendosin euron si valutë nacionale, publikoi gazeta londineze “Dejli Ekspres”.

“Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, siç besohet, dëshiron që çdo vend anëtar ta vendos euron”, pasi më 23 qershor qytetarët e Britanisë votuan për Brexit, thekson “Dejli Ekspres”.

Sipas gazetës, Junker insiston për “përshpejtimin e integrimit evropian” në këtë mënyrë edhe tetë vendet anëtare të tjera të BE-së, të cilat tani shfrytëzojnë valuta të tyre nacionale, do t’i ndërronin me euron.

Bëhet fjalë për Bullgarinë, Danimarkën, Poloninë, Rumaninë, Hungarinë, Kroacinë, Çekinë dhe Suedinë.

Në të njëjtën kohë edhe gazeta gjermane “Frankfurter Algemejne Cajtung”, duke iu referuar burimeve të veta në selinë e BE-së në Bruksel, thekson se Komisioni Evropian dëshiron ta “përshpejtojë sendërtimin e unionit monetar”.

“Duke e pasur parasysh procesin për Brexit, Komisioni Evropian dëshiron t’i japë fund ekzistimit të “BE-së me më shumë valuta”, po hon gazeta e Frankfurtit.

Sipas “Frankfurtet Algemajne Cajtung”, promotor kryesor i kësaj ideje është vetë Junkeri, i cili dëshiron “lidhje më të fuqishme” të Unionit monetar evropian.