Rajon & Botë

Junker: Spanja nuk është Jugosllavi

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Junker ka vlerësuar sot se katalonasit nuk janë nën represionin e Spanjës dhe se situata në të cilën ata qëndrojnë, nuk mund të krahasohet me atë të ish-Jugosllavisë.

“Në Kataloni nuk ka probleme me shkeljen e të drejtave të njeriut, sepse katalonasit, të cilët janë të dashur për mua dhe kulturën e të cilëve unë respektoj, nuk janë nën represionin e Spanjës. Nuk mund të ketë paralelizëm me Slloveninë dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, me atë që po ndodh në Kataloni”, tha Junker për televizionin portugez RTP.

the authorE B