Juve ka gati transferimin e parë për verë

Kampionët e Italisë do të përforcohen me talentin uruguaian.

Rodrigo Bentancur do të zyrtarizohet si blerja më e re e Juventusit në ditët në vazhdim. Mesfushori i Boca Juniors të premten do të kryejë vizitat mjekësorë në skuadrën nga Torino dhe më pas do të jetë në tribunë për të ndjekur shokët e ardhshëm të skuadrës, në përballjen e Juves ndaj Palermos po atë ditë, transmeton KosovaPress.

Ndonëse Bentancur do të zyrtarizohet si lojtar i Juves, ai do t’i bashkohet ekipit vetëm pas përfundimit të këtij sezoni.

20-vjeçari cilësohet si një lojtar me të ardhme të ndritur, pasi që deri më tani ka shkëlqyer me Boca Juniors.