Sport

Juve ofron yllin e skuadrës për Manolas, kjo është përgjigjja e Romës (Foto)

Juventusi ka ofruar Juan Cuadrado në shkëmbim për Kostas Manolas, por Roma nuk është pajtuar me këtë lëvizje, pasi preferon transferimin e Mahrezit.
Pas largimit të Leonardo Bonuccit, i cili u transferua në Milan javën e kaluar, Juve është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e italianit.

Mediat në Itali kanë raportuar se Manolas i Romës shihet si zëvendësuesi ideal i Bonuccit, por duket se Roma nuk dëshiron ta lë lojtarin të largohet.

Juve po mendon të transferojë grekun duke mos shpenzuar asnjë cent, pasi ia ka ofruar Romës Cuadradon, por Giallorossët nuk janë pajtuar me këtë.

Roma tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah, ai është anësori i Leicester City, Riyad Mahrez, që tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin italian dhe nuk kanë nevojë për një tjetër anësor. /Gazeta Express/