Sport

Juventus pritet që Real Madridit ti marr një tjetër lojtar të madh

Juventus është duke i kërkuar disa lojtarë të Real Madridit për afatin kalimtar veror.

‘Zonja e Vjetër’ fillimisht e transferoi Cristiano Ronaldon, ku më pas vazhdoi ta kërkonte edhe Marcelon e Isco Alarconin.

Tani, Juventus ka shfaqur interesim edhe për Raphael Varanen.

Mbrojtësi francez ka bërë me dije ditë më parë se dëshiron të largohet nga Real Madrid, pasi do ta testoj vetën në një aventurë të re.

Juventus e di se duhet të paguajë rreth 100 milionë euro për ta transferuar mbrojtësin francez nga madrilenët, që po refuzojnë ta shesin.