Sport

Juventus – Real Madrid, ja favoriti sipas bastoreve (Foto)

Real Madridi është favorit për të triumfuar ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve
Tashmë edhe zyrtarisht jemi në javën e Ligës së Kampionëve, ku të shtunën Juventusi dhe Real Madridi do të luftojnë për kurorën e më të mirit në Evropë.

Juventusi do të kërkojë të fitojë këtë trofe për herë të parë që nga viti 1996 dhe të shkruajë histori duke kompletuar tripletën e famshme.

Në anën tjetër Reali dëshiron të shkruajë histori, duke u bërë skuadra e vetme që e fiton dy herë me radhë këtë trofe që kur ka ndërruar emrin në Liga e Kampionëve.

Sipas bastoreve sportive, Reali i Zinedine Zidane është favorit për të triumfuar në Cardiff me 3 qershor.

Fitorja e Los Blancos kuotohet me 2.65 nga “Bwin”, derisa ajo e Juves ka kuotën 2.75.

Nga shumica e bastoreve kuota më e ulët e Realit është 2.53, derisa ajo më e lartë e Juventusit 2.95.

Mbetet të shihet kush do të triumfojë të shtunën në “Millennium Stadium”. /Express/