Sport

Juventusi apo Reali? Ja kush është favorit sipas Allegrit

Allegri beson se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, pavarësisht se e sheh Real Madridin si favorit në këtë finale.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Real Madridin në finale.

“Besojmë se mund ta fitojmë këtë finale dhe ta sjellim në shtëpi trofeun, por nuk duhet të harrojmë se do të luajmë kundër Real Madridit”, tha Allegri.

“Duhet t’i qasemi finales me vetëbesim, por duke e ditur se Real Madridi është favorit”, shtoi ai, transmeton Gazeta Express.