Sport

“Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Ish-mesfushori i Juventusit, Angelo Di Livio beson se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit.

Skuadrae Massimiliano Allegrit arri të shkojë deri në finale të Ligës së Kampionëve gjatë vitit 2015 dhe 2017, mirëpo nuk arriti ta prekë trofeun me dorë që nga viti 1996, transmeton Gazeta Express.

“Ky mund të jetë viti i duhur”, ka thënë Di Livio për Corriere di Torino.

“Cristiano Ronaldo është një vlerë më shumë për klubin dhe rikthimi i Leonardo Bonuccit tregon se ‘Zonja e Vjetër’ e dëshiron me çdo kusht triumfin në garën prestigjioze”.

“Kundërshtari që duhet evituar është Liverpooli, është një skuadër e rrezikshme në formë shumë të mirë”.

Di Livio ishte pjesë e Juventusit gjatë vitit 199 deri më 2005, ku është paraqitur 169 herë dhe ka shënuar 8 gola. /Gazeta Express/