Sport

Juventusi planifikon t’ia rrëmbejë Milanit Romagnolin nëse dështon të kualifikohet në Champions

Alessio Romagnoli ka rënë në radarin e Juventusit.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Juventusi është duke planifikuar të bëjë ofertë për Alessio Romagnolin, nëse Milani dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët janë 11 pikë larg pozitës së katër, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, që e mban Roma, madje me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Marco Fassone ditë më parë raportoi se do t’i duhen t’i shesin “një apo dy lojtarë” nëse nuk e arrijnë zonën Champions dhe sipas Tuttosport, Romagnoli është i pari në listë për të cilin Juve ka bërë gati 25 milionë euro. /Gazeta Express/

the authorE B