Rajon & Botë

Kabineti gjerman e aprovon projektligjin që i shpall ilegale martesat e personave nën moshën 18-vjeçe

Kabineti gjerman i ka aprovuar sot disa rregulla të reja për t’u siguruar se shumica e martesave që përfshijnë persona nën moshën 18-vjeçe nuk njihen ligjërisht në vend.

Kjo çështje u ngrit pas fluksin të madh të emigrantëve që mbërritën në Gjermani në vitin 2015, transmeton Express. Dhe qëllimi kryesor është që të mbrohen vajzat që ishin martuar jashtë vendit.

Projektligji bën thirrje që të gjitha martesat që përfshijnë persona nën moshën 16-vjeçe të konsiderohen të pavlefshme.

Në princip, martesat që përfshijnë njerëz mes moshës 16 dh 18-vjeçe, nuk do të njihen, por gjykatat do të vendosin pastaj për çdo rast ndaras nëse ato duket të anulohen pasi që të jenë marrë parasysh vlerësimet e autoriteteve mbrojtëse.

Ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë sot se të miturit në Gjermani duhet të mbrohen sa më shumë që të jetë e mundur dhe se nuk duhet lejuar assesi që të ketë martesa të të miturve në Gjermani.

Projektligji duhet të aprovohet nga Parlamenti. /Express/

the authorE B