Aktuale

Kadaj-Bujupi: Ratifikimi i Demarkacionit do të sjellë destabilizim

Donika Kadaj-Bujupi, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, po e cilëson si “akt terrorist”, dërgimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi për ratifikim në Kuvend.

Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të mos e ndërmarrë një veprim të tillë, për shkak se kjo do të shkaktonte destabilizim në Kosovë.

Edhe njëherë ajo e ka ritheksuar se Lëvizja Vetëvendosje, do të bëjë gjithçka për ta parandaluar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

“I bëjmë thirrje qeverisë të mos provokojë, sepse sjellja e një marrëveshjeje të tillë në Kuvend është një akt terrorist ndaj integritetit territorial të Kosovës. Ne sot hodhëm gaz, por do të angazhohemi dhe të veprojmë me të gjitha forcat që të mos e lejojmë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”.

“Nëse marrëveshja ratifikohet, kjo do të destabilizojë vendin për shkak se qytetarët e Kosovës nuk do të lejojnë faljen e tokave të këtij vendi”.