Aktuale

Kadri Veseli bëhet “hor” në Kuvend

Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli, në seancën solemne të mbajtur sot për nder të vizitës së presidentit slloven, Borut Pahor, ka ngatërruar emrin e tij.

Në fund të fjalimit i pari i kuvendit falënderoj, presidentin por nuk e tha saktë emrin e tij.

“Me këtë, të nderuar kolegë e përfundojmë edhe këtë seancë nderimi për presidentin e Republikës Sllovene, Boris Power, faleminderit shumë”, ka thënë Veseli.

Emri i saktë i presidentit slloven është Borut Pahor.

Para fillimi të seancës Veseli ka pasur një takim me presidentin slloven, ku nuk ka pasur prononcim për media.