Aktuale

Kalime ilegale të kufirit në pikat te Hani i Elezit dhe Zubin Potok

Kalime ilegale të kufirit janë shënuar dje në pikën kufitare të Hani i Elezit dhe në Bërnjak, në Zubin Potok.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në Han të Elezit është vërejtur kalimi illegal i kufirit dhe pas intervistimit nga prokurori, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se njësiti policor ka vërejtur të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili kishte kaluar kufirin ilegalisht. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Zubin Potok, policia ka njoftuar se ka ndaluar një shtetas boshnjak dhe dy shqiptarë, që po vozisnin një veturë me targa të huaja dhe që e kishin kaluar poashtu ilegalisht kufirin.

“Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues mashkull boshnjak, shtetas i huaj dhe dy pasagjerë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ceket në njoftim./FaktePlus