Sport

Kampionati Botëror i vitit 2022 do të mbahet në stinën e dimrit

Jemi mësuar që Kampionati Botëror të mbahet në qershor ose korrik, mirëpo kësaj radhe do të mbahet në kohën e dimrit.

Kampionati Botëror i vitit 2022 do të mbahet në shtetin e Katarit, dhe që nga fillimi ka pasur zëra se në cilën kohë të vitit të mbahet për shkak të temperaturave të larta gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të thotë se ligat e futbollit duhet të marrin pushim disa javë para fillimit të Botërorit në mënyrë që t’u lënë kohë kombëtareve të ambientohen në ndërtimin e skuadrave të tyre, dhe disa javë të tjera pushim pas kompeticionit, në mënyrë që të pushojnë.

Zëvendës presidenti i FIFA-së në vitin 2015 kishte folur për mundësinë e mbajtjes së Botërorit gjatë stinës së dimrit.

“Mendoj se do të ishte një Botëror i shkëlqyer sepse lojtarët do të ishin më të pushuar se kurrë. Do të jetë 28 ditë, nuk është gjatë. Që i bie se ligat fillojnë tre javë më herët dhe përfundojnë tre javë më vonë për një vit”. /Gazeta Express/