Shëndetësi

Kanceri i fshikëzës lidhet me kimikatet në ujë, e thotë studimi

Një pjesë e konsiderueshme e rasteve të kancerit të fshikëzës në Evropë, rreth 6,560 në vit ose afro 5% e totalit të rasteve të sëmundjes mund të lidhen me ekspozimin ndaj kiminateve të pranishëm në ujin e pijshëm.

Një studim i ri shkencor evropian, i cili analizoi për herë të parë praninë e Trihalomethane (THM) në ujin e çezmes në 26 vende të Evropës, zbuloi se Greqia ka një nga problemet më të mëdha. Niveli mesatar vjetor i THM në ujin e pijshëm u vlerësua në 26.3 (mikrogramë për litër ujë). Studimi vlerëson se 338 raste të kancerit të fshikëzës në Greqi ose 10% të totalit, dyfishi i mesatares evropiane, mund të lidhen me ujin e pijshëm.

Hulumtimi, i udhëhequr nga Iro Evlabidou i Institutit të Barcelonës për Shëndetin Botëror (ISGlobal), u botua në revistën e Shëndetit Perspektiva. Hulumtimet e mëparshme e lidhën ekspozimin afatgjatë ndaj THM me rrezikun ndaj kancerit të fshikëzës. Këto substanca formohen gjatë dezinfektimit të ujit.

Në terma absolutë, Spanja dhe Britania kanë nivelin më të lartë të THM në ujë, prandaj sëmundja shfaqet më shpesh në këto vende.

Qipro (23%), Maltë (17%), Irlandë (17%), Spanjë (11%) dhe Greqi (10%) kanë normat më të larta të kancerit të fshikëzës duke u bazuar tek uji i pijshëm. Në anën tjetër, normat janë zero ose pothuajse zero në Danimarkë, Hollandë, Gjermani dhe Austri.

the authorGazetaKNN