Aktuale

Kandidatët më të rinj për deputetë nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma

Përfshirja e të rinjve sa më shumë në proceset politike dhe në ato vendimmarrëse ka qenë dhe vazhdon të mbetet si njëra ndër kërkesat kryesore që iu bëhen partive politike në vend, qoftë nga shoqëria civile qoftë dhe nga faktorët ndërkombëtarë.

Se të rinjtë duhet të kenë vendin e tyre në subjektet politike dhe të jenë zëri i të sotmes, këtë tashmë kanë vendosur ta thonë përmes listës zgjedhore koalicioni PDK-AAK-Nisma, kanë pohuar zyrtarë brenda këtij koalicioni.

Ky koalicion ka kandiduar 12 personave nën moshën 35 vjeçare, e të cilët presin të marrin besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në një mandatë katërvjeçar.

Diellza Hoti është vetëm 22-vjeçare dhe tashmë ka marrë besim e subjektit të saj AAK-së për t’u kandiduar si deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kësaj liste i shtohen edhe katër 31 vjeçar. Andin Hoti, Mërgim Lushtaku, Xhyljeta Kuqi dhe Valentina Bajrami.

Albulena Balaj-Halimaj është 32-vjeçare dhe hyn në këtë listë bashkë me Beatris Demirin si 34-vjeçare, Evgjeni Thaçi Dobroshi po ashtu 34-vjeçare.

Bajram Hasani 35 vjeçar, Ardian Sejdiu 35 vjeçar, Jehona Shyti dhe Valdete Bajrami po ashtu 35-vjeçare e mbyllin listën e deputetëve më të rinj të koalicionit PDK-AAK-Nisma.