Sport

Kane i përgjigjet Realit

Harry Kane nuk e ka mohuar mundësinë e transferimit në Real Madrid

Gjatë ditës së djeshme u raportua nga mediat angleze se Real Madrid do të tentojë gjatë verës së ardhshme transferimin e sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane, për të cilin do të ofronte 200 milionë euro.

Këtë mundësi nuk e ka mohuar Kane, i cili tha se në futboll mund të ndodh gjithçka.

“Nuk do të them kurrë jo, por nuk do të them kurrë as po”, tha Kane kur u pyet për kalimin në Real.

“Mendoj se në futboll ju kurrë nuk e dini dhe kurrë nuk mund të përjashtoni asgjë. Është diçka që nuk mund të mohoj, por që mund të ndodh. Ju thjeshtë nuk e dini”. /Express/