Sport

Kante ishte afër kalimit në Marseille

Mesfushori francez, N’Golo Kante, ka bërë të ditur se ka dashur t’i bashkohej Marseille nga Caen, para se të transferohej në Ligën Premier.

25-vjeçari nga Ligue 1 shkoi te Leicester City dhe pasi e fitoi Ligën Premier iu bashkua Chelseat, ndërsa sërish ka gjasa që të shpallet kampion i Anglisë.

“Ndër klubet që donin të më rekrutonin ishin Marseille dhe Leicesteri.

Mendoja se duhej të kaloja edhe në një fazë në Francë”.“Mbaj mend gjeneratën e (Mamadou) Niang, (Franck) Ribery dhe (Samir) Nasri dhe ishte një skuadër që më ka pëlqyer, sidomos në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Kante për Canal +.Ndryshe, Chelsea është 10 pikë para vendit të dytë në Ligën Premier dhe është në rrugë për t’u shpallur kampion.