Aktuale

Kapen 8 kile marihuanë në një makinë nga Shqipëria në kufirin Maqedoni-Serbi

Në vendkalimin kufitar Tabanovc në kufirin Maqedoni-Serbi janë zbuluar rreth tetë kilogramë materie bimore, me siguri marihuanë, në një automobil “smart” me targa të Shqipërisë.

Policia maqedonase sot njoftoi se automjeti është drejtuar nga shtetasi shqiptar 56-vjeçari B.O., ndërsa materia bimore është fshehur në bunker nga pragu i djathtë dhe ai i majtë i automjetit.

Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.