Aktuale

Kapen 8 kilogramë drogë në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës bën të ditur se mbrëmë në fshatin Miradi të Fushë Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët nga persona nga Shqipëria janë furnizuar me narkotikë.

Nga të dyshuarit është konfiskuar substancë e dyshuar e llojit marihuanë, në peshë 8 kilogramë e 525 gramë.

Me urdhër të gjyqtarit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar: tri armë zjarri –revole, 40 (dyzet) fishekë kalibër 7.62mm, një sprej OC, katër paketime të ndryshme substancë të dyshuar narkotike-marihuanë, në peshë 312.5gr, një ambalazh plastike e mbushur me substancë të dyshuar narkotike kokainë, në peshë 98.7gr, një peshore digjitale, 350 qese plastike të zbrazëta, një mulli për bluarjen e narkotike, dy vetura, katër telefona mobilë, 690 euro para të gatshme.

Me vendimin të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.