Aktuale

Kapen aparate për lojëra fati të palicensuar

Dogana e Kosovës ka arritur që të kap aparate për lojëra fati në fshatin Ranilluk të regjionit të Gjilanit.

Sipas njoftimit, oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në komunën e Ranillukit ku është dyshuar se gjendet një bastore sportive e palicensuar e cila ka potencialisht edhe aparate për lojëra të fatit. Njësit e antikontrabadës së bashku me policinë kanë lokalizuar objektin si dhe kanë filluar bastisjen e lokalit i cili ishte duke operuar në qendrën e fshatit Ranilluk.

Rezultatet e aksionit ishin, respektivisht gjetjet ishin:

Bastore Sportive – “Sportska Kladionica” (e palicensuar)

Aparata të lojërave të fatit të markës SHARK 3 cp, dhe 1pce I  Markës Blue Shark  gjithsej 4 cp (ilegal)

Keno 1 cp me printer dhe një shtëpizë kompjuteri (ilegal).

“Të gjithë Aparatat e lojrave të Fatit të lartcekura nuk kanë pasur numra serik,  të gjitha iu kanë nënshtruar konfskimit si dhe personat përgjegjës janë gjobitur gjithashtu rasti ka vazhduar për procedure kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës./KosovaPress/