Aktuale

Kapen dy kartëmonedha të falsifikuara

Policia e Kosovës ka raportuar se një femër në Prishtinë ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një filial banke, gjatë deponimit të një shume parash nga dy të dyshuar meshkuj kishte pranuar dy kartëmonedha nga 100 euro, të cilat dyshohet të jenë falsifikuara.

Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.