Aktuale

Kaq e fuqishme është pasaporta e Kosovës

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi me pasaportën më të fuqishme në botë.

Sipas Indeksit të Pasaportave, poseduesit e pasaportës së Emirateve mund të udhëtojnë në 167 vende të botës pa viza paraprake.

Sipas këtij indeksi online, Singapori dhe Gjermania ndajnë vendin e dytë, Danimarka të tretin bashkë me shumë shtetet tjera duke përfshirë edhe SHBA-në.

Indeksi i Pasaportave rendit pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve shtesë.

Nga vendet e Ballkanit, Kosova zë vendin 81 bashkë me Kongon, Shqipëria 43, Bosnja e Hercegovina 41, Mali i Zi 38, Maqedonia 37 dhe Serbia 32.

Për të udhtuar me pasaport të Kosovës në 150 shtete të botës duhet pasur paraprakisht vizë, në 14 prej tyre nuk ka nevojë për një të tillë, ndërsa në 34 vende kërkohet leje qëndrim.