Aktuale

Kaq vota mori Ramush Haradinaj në vendlindje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka procesuar të gjitha votat e rregullta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar të gjitha rezultatet e votave të rregullta dhe në bazë të këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese.

Mirëpo, koalicioni AAK-PSD në nivel vendi ka arritur që t’i mbledh vetëm 92 mijë e 149 vota apo 11.57 për qind.

Por, bartësi i kësaj liste, Ramush Haradinaj, në vendlindjen e tij është votuar më së shumti.

Haradinaj ka arritur që t’i mbledh 8 mijë e 639 në Deçan.