Rajon & Botë

Katari kërkon nga shtetasit e saj të braktisin Emiratet

Katari ka kërkuar nga qytetarët e vet që të braktisin Emiratet e Bashkuara Arabe brenda 14 ditësh, pas vendimit të Abu Dabit për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Doha, njoftoi të hënën Ambasada e Katarit në Abu Dabi përmes rrjetit social.

Ata që nuk mund të udhëtojnë direkt në Doha, duhet të shkojnë përmes Kuvajtit ose Omanit, thuhet në kumtesën e ambasadës, transmeton KosovaPress.