ShowBiz

Kate Middleton nis turin e saj 24-orësh për të ndihmuar fëmijët

Kate Middleton mori pjesë në Kardif në një kurs që synon të stimulojë, edukojë dhe ofrojë kujtime për fëmijët që në vitin e parë të jetës. Turin e saj 24-orësh nëpër Mbretërinë e Bashkuar, Dukexha e Kembrixhit e vazhdoi me ndalesën në qendrën “Ely and Caerau Children’s Centre”, ku mësoi për mbështetjen që marrin prindërit e të vegjëlve atje.

Paraqitja e saj e fundit vjen pasi Kate tha gjatë një ndalese në Birmingham të martën, “se ishte aty për të ndihmuar në fillimin e një studimi mbi pikëpamjet e shoqërisë në lidhje me rritjen e gjeneratës së ardhshme.”

“Prindërit, edukatoret dhe familjet janë në zemër të kujdesit për fëmijët në vitet e formimit të tyre, kështu që unë dua ta dëgjoj se çfarë kanë për të thënë. Si prind, unë e di se sa shumë e duam ne shëndetin dhe lumturinë e ardhshme të fëmijëve tanë.

Dua të dëgjoj cilat janë problemet kryesore  që prekin familjet dhe komunitetet tona, në mënyrë që të mund ta përqendroj punën time atje ku ka më shumë nevojë. Ambicia ime është të ofroj një ndryshim të qëndrueshëm për brezat që do të vijnë “, ka thënë Kate, sipas People.

+Dukesha i befasoi me praninë e saj prindërit në Kardif, të cilët nuk e prisnin, por e konsideruan padyshim një surprizë shumë të bukur.

the authorGazetaKNN