Shëndetësi

Katër hapa që duhet t’i ndërmerrni për të parandaluar aromën e keqe të trupit

Është keq të mbani aromë të keqe! Ndonjëherë pavarësisht se bëni çmos për të mos mbajtur aromë të keqe, prapëseprapë përfundoni duke iu qëndruar tjerët larg!

Por, fillimisht, mos u brengosni – kjo i ndodhë thuajse çdo personi! Megjithatë, si ta parandaloni dhe ta ndalni këtë fenomen?

Për këtë, duhet t’i bëni disa ndryshime në regjimin tuaj ditor, transmeton Telegrafi.

Këshillat për këto ndryshime i kanë dhënë ekspertët më të njohur, ndërsa ju mjafton t’i ndiqni dhe t’i aplikoni:

1. Vishni vetëm rroba të cilat thahen shpejt, ndërsa rekomandohet që për përdorim të përditshëm të vishni rroba të përbëra nga pambuku

2. Përdorni antiperspirant e jo deodorant. Atë aplikojeni në mëngjes dhe pak para se të flini.

3. Fokusohuni në katër pjesët kryesore të trupit: në sqetulla, këmbë, skalp dhe ije. Mos harroni që këmbët duhet t’i pastroni çdo ditë, ndërsa edhe çorapet duhet t’i ndërroni çdo ditë.

4. Hiqni qimet e tepërta të trupit në mënyrë që të djersiteni më pak. /Telegrafi/