Sport

Katër lojtarë do të largohen nga Real Madrid

Real Madrid po përgatitet që të bëjë një revolucion në skuadër.

Real Madrid do t’i largojë disa lojtarë, për tu liruar vendin transferimeve të reja.

Sipas Mirror, te skuadra spanjolle pritet që katër lojtarë të largohen në afatin kalimtar veror.

Gareth Bale nuk është në planet e Zinedine Zindanes, andaj do ta kërkojë një skuadër të re.

Nga Real Madridi pritet të largohet edhe Raphale Varane, që është në kërkim të një aventure të re edhe pse ai është në planet e trajnerit francez.

Lojtari i tretë që do të largohet nga Santiago Bernabeu është edhe Karim Benzema, që nuk arriti ta dëshmoj veten me largimin e Cristiano Ronaldos në verën e kaluar.

Luka Modric është lojtari i katërt që do t’i jap lamtumirën madrilenëve, gjersa Inter thuhet se ka arritur marrëveshje personale me të.

Me shitjen e këtyre katër lojtarëve, Real Madrid po planifikon ta transferojë, Eden Hazardin, Mauro Icardin, N’Golo Kanten dhe Kylian Mbappen. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli