Aktuale

Katër tërmete gjatë natës, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra e lëkundjeve të fundit

Postlëkundjet e tërmetit kanë vazhduar sërish gjatë natës në Shqipëri. Në fakt janë katër tërmete që kanë goditur Shqipërinë gjatë natës që shkoi.

Rreth orës 00 e 25 është shënuar një tjetër paslëkundje tërmeti e cila ishte me mganitutë 4.4 të shkallës Rihter.

Epiqendra ishte 26 km në veriperëndim të Tiranës dhe 11 km në veriperëndim të Vorës. Thellësi ishte 10 km.

Siç njoftojnë mediat e Tiranës, lëkudnje ka pasur edhe në tri raste tjera, por që kanë qenë më te vogla.

E vazhdimi i postlëkundjeve të tërmetit pas goditjes së fortë me 26 nëntor thuhet janë diçka normale sipas sizmologëve.

Sizmologët thonë se nuk ka vend për panik, pasi nga matjet tregohet se paslëkundjet po qetësohen.