Sport

Katër yje të futbollit blejnë së bashku një skuadër

Eden Hazard, Yohan Cabaye, Demba Ba dhe Moussa Soë janë investitorë në skuadrën amerikane San Diego që do të fillojë të luajë nga sezoni i ri.

Ylli i Chelseat, Hazard dhe Cabaye që luan te Crystal Palace, së bashku me dyshen senegaleze Demba Ba dhe Moussa Sow dhe disa biznesmen lokal nga San Diergo kanë krijuar klubin e këtij qyteti.

Skuadra San Diego do të luajë në NASL (North American Soccer League) që është niveli i dytë u futbollit në këtë vend.“San Diego është një vend i bukur.

Dashuria dhe pasioni që kanë njerëzit për futbollin e ka bërë këtë zgjedhje edhe më të lehtë. Unë dhe shokët e mi jemi të nderuar që do ta kthejmë këtë klub në realitet dhe mezi pres që ta fillojmë dhe të bëjmë disa fitore”, ka thënë Hazard.Me fjalë të mëdha u shprehën edhe Cabaye e Demba Ba.