ShowBiz

“Katile”, më e dëgjuara aktualisht

Majk ka thyer një tjetër rekord duke e sjellur një tjetër hit, që është pothuajse e pamundur të mos rastis ta dëgjosh të paktën një herë brenda ditës.

Është fjala për këngën “Katile”, e cila për vetëm 4 ditë ka marrë më shumë se 2 milion klikime në kanalin youtube dhe mijëra pëlqime dhe shpërndarje në rrjetet sociale, shkruan KosovaPress.

Përveç bashkëpunimit me anëtarin e Babastars Onat, në këngën “Le t’xhelozojn”, para tre muajsh, Majk ka krijuar nje karrierë tejet të pasur edhe si solo artist.

Këngëve të tij “Fund”, “Dashni”, “Kcen”, tashmë ju është bashkangjitur edhe “Katile”, e cila pretendohet të jetë një hit i hershëm veror që veçse ka filluar të kryesojë top listat.