Sport

KB Prishtina konfirmon përforcimin e ri

KB Prishtina ka zyrtarizuar edhe një përforcim të ri.
Njoftimi i plotë nga KB Prishtina:

Divine Myles, kompleton repartin e fundorëve të KB Prishtina

Myles luan në pozitën e fundorit dhe do të jetë ndihmesë e madhe gjatë rrugëtimit tonë si në garat e FIBA-s, po ashtu vendore. Myles karakterizohet me lojë të gjithanshme në të gjitha repartet. Sa i përket lojës ofanzive, Myles shquhet me depërtime të suksesshme, pasime, kërcime, si dhe precizitet të lartë pothuajse nga të gjitha pjesët e fushës. Në anën tjetër, atleticizmi si dhe persistenca e tij që gjithnjë të jetë përballë lojtarit kundërshtar e bëjnë Myles-in lojtar shumë të mirë në mbrojtje.

Myles është 21 vjecar, i gjatë 180cm. Karrieren e tij e filloj dhe e përfundoj tek kolexhi Stentson (NCAA). Vitin e fundit të kolexhit e përfundoj me këto statistika: 31 lojë, 16,8 pikë për lojë, 4,5 kërcime për loje, 4,2 assistime për lojë.