Sport

KB Prishtina të mërkuren rikthen emocionet e FIBA Europe Cup në Prishtinë

Ndeshja luhet të mërkuren në ora 19:00 në Prishtinë.

Klubi i Basketbollit nga kryeqyteti Z Mobile Prishtina të mërkurën do ta ketë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj kampionit të shumëfishtë Hungarez Szolnoki Olaj.

Prishtina që tashmë luan në raundin e dytë të kësaj gare të madhe ndërkombëtare në ndeshjen e parë humbi në Gjermani dhe tashmë është pikërisht momenti i duhur për tu kthyer me një fitore eventuale ndaj ekipit Hungarez.

Plisat kanë premtuar atmosferë sikur asnjëherë më parë në këtë vit dhe salla pritet të jetë plotë e përplotë me tifozë në mbeshtetje të Prishtinës e cila pritet të luftojë deri në momentet e fundit edhe në raundin e dytë.

the authorBurbuqe Metolli