Rajon & Botë

KE: Ankaraja të lirojë menjëherë aktivistët e të drejtave të njeriut

Komisioneri për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, i kërkoi sot Turqisë lirimin e menjëhershëm të tetë aktivistëve për të drejtat e njeriut, përfshirë dhe drejtoreshën e Amnesty International në Turqi dhe dy reformatorë të arrestuar dje nga policia.

“U kërkoj autoriteteve turke të lirojnë menjëherë personat e ndaluar dhe u kërkoj me forcë t’i japin fund çdo forme ndërhyrjeje arbitrare në punën legjitime të shoqërisë civile”, deklaroi komisioneri për të drejtat e njeriut, Nils Muiznieks, cituar në një komunikatë, raporton AFP.

Mes personave të arrestuar bëjnë pjesë Idil Eser, drejtoresha e “Amnesty International” në Turqi dhe Ozlem Dalkiran, nga “Asambleja e qytetarëve” si dhe qytetar një suedez dhe një gjerman.

Muiznieks është shprehur shumë i shqetësuar pas arrestimin të tetë mbështetësve të të drejtave të njeriut.

“Përdorimi i procedurave kriminale kundër mbështetësve të të drejtave të njeriut, është fatkeqësisht një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë në Turqi”, theksoi Muiznieks.