Aktuale

Kelmendi: Fjalës ia vodhën votat, por ato do t’i “vjellin” hajnat

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka akuzuar partitë e tjera për manipulim të procesit zgjedhor.

Ai ka thënë se Fjalës i janë vjedhur votat, por ato do t’i “vjellin” hajnat.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Hajnia ka me iu mbetë në fyt !

Ju koalicionet PAN, LAA dhe ju Vetëvendosje, sot në KQZ nuk paskeni mujt me ra në ujdi për votat.

Por dijeni se dëmin që na e bëtë në fillim kur vetit ua siguruat nga 3+3+2 komisioner në çdo vendvotim e neve asnjë, keni me vjellë.

Dhe votat që na i vodhët gjatë numërimit, edhe ato keni me i vjellë.

Se sendi i vjedhur ka me iu mbet në fyt, krejt keni me i vjellë.

Neve FJALËS na i vjedhët votat, por vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë.

Turp për juve”.