Aktuale

Këmbësorja pëson lëndime të rënda trupore pasi u godit në “zebra”

ri raste të aksidenteve më lëndime janë regjistruar në Prizren në 24 orët e fundit. Rasti I parë ka ndodhur në rr “De Rada” në Prizren dje para orës 10.00.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër shqiptare (këmbësore), pasi e njëjta gjersa ishte duke ecur në rrugë është goditur nga një biçikletë të cilën e drejtonte një mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Brezne në Dragash dje rreth orës 09:30. “Dy vetura me targa vendore me drejtues një mashkull shqiptar dhe një mashkull boshnjak janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i njërës nga veturat ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur dje pasdite në rr. “Tirana” në Prizren. “Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër shqiptare, pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.