Kënga Alban Skenderaj behët cover (Video)

Këngëtari nga Shqipëria Alban Skenderaj është një ndër këngëtarët më të dashur në trojet shqiptare.

Së fundmi Albani ka lansuar këngën e tij të fundit e cila titullohet “Dikur”, njofton KosovaPress. Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Albani ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku shihet një vajzë e vogël duke kënduar këngën e tij të fundit. Vajza e vogël e cila quhet Daorsa Sopa me një zë të mrekullueshëm e bëri edhe më të dashur këtë këngë.

Edhe vetë këngëtari është çuditur dhe ka shtuar një përshkrim ku ka thënë “Zemër, po kur e mësove?!”.

Zemer, po kur e mesove?! 😊❤ @daorsasopa

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on