ShowBiz

Kënga e Dua Lipas gati t’i arrij 1 miliard klikime në You Tube

Dua Lipa pa dyshim ka qenë këtë vit një prej këngëtareve më të përfolura për sukseset në muzikë.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka arritur të publikoj albumin e saj të parë këtë vit e po ashtu të sjell shumë hite e të mbajë mbi 100 koncerte nëpër Evropë e Amerikë, shkruan arbresh.info.

Vlen të përmendet se kënga e saj “New Rules” është deri më tani kënga e saj më e pëlqyer nga fansat anë e kënd botës.

Kënga deri më tani ka mbledhur afro 800 milionë klikime në You Tube që do të thotë se i është afruar 1 miliardëshit.

Ndryshe, Neë Rules është radhitur në mesin e 50 këngëve më të mira të vitit nga Billboard, duke lënë prapa këngët e Jay-z, Rihanna e Lady Gaga./arbresh.info/