ShowBiz

Këngëtari publikon foton e Oriola Marashit 6 viteve më parë, modelja nuk njihet

Oriola Marashi është kthyer në një nga modelet më të komentuara në media e rrjete sociale
dhe çdo foto e saj tërheq vëmendjen dhe djeg rrjetin, sidomos ato ku ajo ekspozon format
trupore.
Ndërsa sot djali i kompozitorit të njohur Alfred Kaçinari, këngëtari Gjergj Kaçinari ka postuar
një foto me Oriolën ku zbulon si dukej ajo 6 vite më parë.

“Para kredisë, 2012”, shkruan Gjergji teksa në foto Oriola thuajse nuk njihet.

Kujtojmë që Oriola përpos fotove provokuese, së fundmi ka qenë në vëmendje edhe për
faktin se së shpejti ajo do të publikojë këngën e saj të parë për të cilën po punon me grupin
OTR.