ShowBiz

Këngëtarja e njohur refuzon paratë, publikon vetë për herë të parë foton e vajzës

Ka refuzuar milionat dhe ka marrë vendimin të ndajë portretin e vajzës me fansat përmes Instagramit.
Cardi B ka marrë një vendim të rëndësishëm pas ndarjes nga bashkëshorti.

Pak orë më parë, këngëtarja e famshme amerikane Cardi B ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram për herë të parë një foto të vajzës.

Pavarësisht se asaj iu ofruan miliona euro për fotot e të bijës, por ajo nuk pranoi.Në postimin në fjalë dallohet bebushja Kulture, shumë e qetë në debutimin e saj të parë para ndjekësve të së ëmës.

“Zemra ime,” ka shkruar Cardi krahas fotos në fjalë, si për të treguar se tashmë njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj është Kulture.

View this post on Instagram

My heart ❤️

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on


Ditën e djeshme Cardi B deklaroi publikisht ndarjen nga ish- partneri Offset.
Nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, 26- veçarja dha vetë lajmin dhe shpjegoi për fansat arsyet që e detyruan atë dhe ish- partnerin e saj të shkonin drejt ndarjes.

“Nuk është faji i askujt, thjesht mbaroi dashuria. Ne nuk jemi më bashkë. Mund të duhet pak kohë për t’iu drejtuar divorcit. Do të kem gjithmonë dashuri për të, sepse është babai i vajzës time.”

View this post on Instagram

There you go..peace and love

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

the authorBurbuqe Metolli